Telegrafi

Kosova dhe Norvegjia, pro thellimit të bashkëpunimit

Në vazhdën e takimeve të kurtuazisë me ambasadorët rezident të shteteve të huaja të akredituar në Kosovë, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli priti në takim  ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Pacolli falënderoi për mbështetjen e palëkundur të shtetit dhe popullit norvegjez nëpër të gjitha proceset, të cilat ka kaluar Kosova dhe populli i saj.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur zotimet e dyanshme për rritjen e përpjekjeve për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dy-palësh, me fokus të veçantë në diplomacinë publike, energji, investime si dhe vazhdimin e ofrimit të përkrahjes për trajnimin e shërbyesve civil për procesin e integrimit evropian.