Telegrafi

Kosova dhe Maqedonia, të parat për papunësi

Kjo është bërë e ditur në një analizë të bërë nga magazina ekonomike kroate “Banka”, e cila bën të ditur se për nga papunësia pas
Maqedonisë me 33 për qind të papunëve, pasojnë Bosnja me 23, 4 për qind, Kroacia me 15 për qind, Mali i Zi me 14,7 për qind të papunëve.

Sipas kësaj magazine, Maqedonia është një nga vendet e rajonit me rroga më të ulëta, duke qëndruar para Kosovës dhe Serbisë, ku gjithashtu janë rrogat më të ulëta. Shkalla mesatare e papunësisë në vendet e Bashkimit Evropian është rreth 10 për qind.