Telegrafi

Kosova dhe Maqedonia heqin tatimet e dyfishta

Nënshkrimi që ekspertët kanë vënë në këtë dokument hap rrugën e nënshkrimit formal të marrëveshjes edhe nga përfaqësuesit politik, përkatësisht ministritë përkatëse nga të dyja vendet.

“Marrëveshja ka një rëndësi të veçantë për sektorin e biznesit pasi që paraqet një standard të vetëm ligjor që mund të përdoret nga investuesit e të dyja vendeve. Heqja e këtyre tatimeve pritet të rezultojë në rritjen e investimeve të investitorëve kosovarë në Maqedoni, si dhe anasjelltas”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

Më herët në nivel të ekspertëve është harmonizuar edhe Marrëveshje për eliminimin e tatimeve të dyfishta ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. /Telegrafi/