Telegrafi

Kosova dhe Maqedonia bashkëpunojnë edhe në bujqësi

Në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit kosovar në Republikën e Maqedonisë, ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci dhe homologu i tij, Lupço Dimovski, me qëllim fuqizimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në lëmin e bujqësisë.

Memorandumi, rregullon bashkëpunimin e ndërsjellë për shkëmbimin e informacioneve dhe analizave shkencore, për zhvillimin e shërbimeve këshillimore dhe shkëmbimin e rezultateve hulumtuese, për shkëmbimin e materialeve gjenetike dhe biologjike në prodhimin e bimëve dhe mbarështimin e kafshëve, për organizimin e trajnimeve, seminareve dhe konferencave profesionale.

Pastaj, për realizimin e projekteve rajonale dhe zhvillimin e bujqësisë organike, për zhvillimin e turizmit rural dhe tregun bujqësor, për shkëmbimin e përvojave në fushën e politikave bujqësore, masave specifike dhe mbrojtjen e prodhimeve bujqësore, për mbështetjen reciproke në procesin e integrimit evropian, në kuadër të ministrive përkatëse, etj.

Për të zbatuar këtë marrëveshje bashkëpunimi do të formohet një komision, i cili do të hartojë një plan veprimi konform fushave të dakorduara për bashkëpunim dhe do të monitorojë procesin e implementimit.

Komisioni do të përbëhet nga gjashtë përfaqësues prej secilës palë, si dhe do të mbajë mbledhje të rregullta së paku dy herë në vit. Kohëzgjatja e marrëveshjes është pesë vite, me mundësi zgjatjeje automatike edhe për një periudhë tjetër pesë vjeçare, nëse njëra prej palëve nuk dëshiron të tërhiqet pas afatit të para. /Telegrafi/