Site icon Telegrafi

Kosova dhe Malta nënshkruajnë Marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë

Kosova dhe Malta kanë nënshkruar Marrëveshjen për eliminim të tatimit të dyfishtë dhe parandalim të evazionit fiskal lidhur me tatimin në të ardhura.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur në takim ministrin për Punë të Jashtme dhe Promovim të Tregtisë të Maltës, Carmelo Abela, të cilët kanë nënshkruar këtë Marrëveshje.

Lexo po ashtu Haradinaj: Kosova ka nevojë për zërin e Maltës në proceset e rëndësishme ndërkombëtare

Po ashtu, kryeministri Ramush Haradinaj, ka takuar Abelan, me të cilin bisedoi për zhvillimet politike dhe progresin e arritur në Kosovë, prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, integrimet evropiane, si dhe fuqizimin në rend dhe ligj.

Lexo po ashtu Veseli priti ministrin e jashtëm të Maltës, Carmelo Abela

Edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ministrin për Punë të Jashtme dhe Promovim të Tregtisë të Maltës, të cilin e ka njoftuar për zhvillimet aktuale në Kosovë, me punën në procesin e integrimit euro-atlantik, përpjekjet për njohje të reja dhe anëtarësim në një varg organizatash ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version