Telegrafi

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje doganore

Marrëveshje parasheh bashkëpunim reciprok në çështjen e doganave si në furnizimin me gjitha informacionet doganës së Kosovës dhe anasjelltas për mbledhjen e detyrimeve të importit dhe eksportit duke krijuar kështu edhe grupe të përbashkëta hetimore për luftimin e evazionit fiskal,kontrabandës etj.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, pas takimit që pati me zv. kryeministrin dhe ministrinë e Financave të Malit të Zi, Igor Luksiq, si dhe me ministrin e Ekonomisë së Malit të Zi, Branko Vujoviq, tha se kjo marrëveshje është e rëndësishme për të dy shtetet – Kosovën dhe Malin e Zi, pasi që krijohet një mekanizëm i përbashkët i cili lufton dukuritë negative që i dëmtojnë buxhetet e Kosovës e të Malit të Zi.

Ndërsa zv.kryeministri i Malit të Zi, Igor Luksiq, ka thënë se kjo marrëveshje është e rëndësishme edhe për shkak se doganat e dy vendeve do të mundë të shkëmbejnë informacione lidhur me mbikëqyrjen dhe kontrollin e personave që janë shkelës të legjisalacionit doganor, mallra të dyshuara, lëvizje të paligjshme të armëve si dhe lëvizjen e lëndëve narkotike.

Po ashtu, dy drejtorët e doganave, ai i Kosovës dhe Malit të Zi, kanë thënë se kjo marrëveshje do të jetë një bazë e mirë në luftën kundër evazionit fiskal dhe kontrabandës.

Kjo është marrëveshja e tretë doganore me shtetet e rajonit, pas Shqipërisë dhe Turqisë, dhe marrëveshje të tilla prite të bëhen edhe me Italinë, Kroacinë,Slloveninë dhe shtete tjera evropiane.