Telegrafi

Kosova dhe Madagaskari thellojnë marrëdhëniet ndërshtetërore

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është takuar me presidentin e Madagaskarit, Andry Nirina Rajoelina.

Pacolli në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se në këtë takim kanë biseduar për thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

“Takimi me presidentin e Madagaskarit, Andry Nirina Rajoelina, ishte jashtëzakonisht i frytshëm. Biseduam për thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore duke filluar nga akreditimi i ambasadorit jo rezident të Republikës së Kosovës në këtë shtet afrikan.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ecë përpara në forcimin e partneritetit me të gjitha shtetet anëtare të OKB-së”, ka shkruar ai./Telegrafi/