Telegrafi

Kosova dhe Kroacia së shpejti me marrëveshje bashkëpunimi

Ambasadori Vodopija ka konfirmuar se ekziston vullneti politik nga dy vendet për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, ndërsa ka potencuar interesimin e ndërmarrjeve kroate për të investuar në fushën e infrastrukturës dhe importin e pemëve.

Ministri Besim Beqaj theksoi se ekziston një bashkëpunim i mirë i institucioneve të Kosovës me Kroacinë, i cili duhet të shkojë me tej, ndërsa vlerësoi se në këtë kuadër do të jetë edhe vizita e tij e paraparë për maj të këtij viti në Kroaci ku pritet të nënshkruhet edhe marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.

Kreu i MZHE-së tha se ka mjaft hapësirë bashkëpunimi ekonomik, sidomos në fushën e energjisë, infrastrukturës, pemëtarisë dhe industrisë së përpunimit të ushqimit, gjë që do të ndikonte në përmirësimin e deficitit tregtar ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

Ministri Beqaj ka njoftuar diplomatin kroat me projektet që lidhen me procesin e privatizimin dhe ka ftuar investitorët kroatë që të jenë pjesë e këtij procesi, në mënyrë që bashkëpunimi bilateral të mos kufizohet vetëm në aspektin tregtar, por të orientohet edhe në forma më të avancuara të investimeve.

Me këtë rast, ministri Beqaj ka ngritur edhe çështjen e sigurimeve dhe eliminimeve të taksave të dyfishta me qëllim të lehtësimit të qarkullimit ekonomik mes dy vendeve dhe qytetarëve. /Telegrafi/