Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Valon Murtezaj, ka takuar sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.
Takimi ndërmjet tyre është zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për takimin e komisionit të përbashkët ndërshtetëror Kosovë-Hungari, të cilin nga pala kosovare e kryeson zëvendësministri Murtezaj.
Me ketë rast zëvendësi i Enver Hoxhajt e ka falënderuar ambasadorin hungarez për ndihmën e vazhdueshme të shtetit të tij dhënë Kosovës dhe ka theksuar se “komisioni ndërshtetëror është duke bërë përgatitjet për takimin e parë lidhur me thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, nga i cili takim pritet edhe të nisin projekte konkrete në fushën e ekonomisë”.