Në takimin e mbajtur sot në mes të ministrit të Infrastrukturës, Lufti Zharku dhe ambasadores greke Athanassiadou u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Greqisë në nivel ekonomik, në zhvillimin e transportit rrugor dhe hekurudhor.
Ndër të tjera, ministri Zharku e njoftoi shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, Athanassiadou, me prioritetet e Ministrisë së Infrastrukturës, në zhvillimin e projekteve të rëndësishme në lëmin e sektorit të transportit rrugor dhe atë të hekurudhave.
Po ashtu, në këtë takim u bisedua edhe për eliminimin e barrierave të cilat po paraqiten gjatë transportit. /Telegrafi/