Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti sot atasheun ushtarak të Gjermanisë, të akredituar në vendin tonë, nënkolonel Martin Herrmann, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe në fushën e sigurisë ndërmjet dy shteteve.
Të dy bashkëbiseduesit u fokusuan tek aktivitetet konkrete të bashkëpunimit, sidomos te mbështetja që Forcat e Armatosura të Gjermanisë kanë ofruar në vazhdimësi për Forcën e Sigurisë së Kosovës, veçanërisht në fushën e shkollimit, trajnimit dhe këshillimeve e gjithashtu edhe për donacionet që qeveria gjermane ka dhënë për nevojat e FSK-së.
Ministri Berisha dhe atasheu Herrmann shprehen qëndrimin për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, nëpërmes aktiviteteve të shumta, për të kontribuar në forcimin e paqes dhe stabilitetit.