Site icon Telegrafi

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen për ‘Aftësitë për Tregun e Punës’

Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshjen për projektin “Aftësitë për Tregun e Punës – Fit for Jobs”

Sipas njoftimit, ky projekt synon rritjen e numrit të të rinjve të punësuar në Kosovë përmes përmirësimit të arsimit dhe aftësimit profesional, orientimit në karrierë dhe përmirësimit të qasjes së të rinjve në shërbimet e tregut të punës.

“Projekti ‘Fit for Jobs’ mbulon katër fusha kryesore, siç janë, orientimi sistematik në karrierë në sistemin arsimor të mesëm të ulët, promovimi i përfshirjes sistematike të sektorit privat në Arsim dhe Aftësim Profesional, zvogëlimi i hendekut në mes të arsimit profesional dhe kalimit në tregun e punës, si dhe orientimi në karrierë me anë të politikave dhe strategjive përkatëse”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të Ministrisë së Financave, bashkëpunimi synon angazhimin e praktikantëve në Agjencinë e Punësimit, angazhimin e trajnerëve sipas nevojave të Qendrave për Aftësim Profesional (QAP), zhvillimin e kapaciteteve të QAP-ve, si dhe zbatimin e skemës së kuponëve të trajnimeve për punëkërkuesit. /Telegrafi/

Exit mobile version