Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po qëndron për vizitë treditore në Mbretërinë e Bashkuar.
Në një shkrim në Twitter, ka bërë të ditur se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova kanë rënë dakord për një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, që mbulon fushat kryesore si trajnimi i përbashkët, angazhimi operacional dhe shkëmbimi i praktikave më të mira.
Tutje ministri ka thënë se marrëveshja u nënshkrua sot nga Ministri i Forcave të Armatosura.
Lidhur me këtë ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë, James Heappey, u shpreh se Kosova është një partner i çmuar i mbrojtjes dhe Britania do të vazhdojë të punojë ngusht për të siguruar stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
“Ishte fantastike të nënshkruaj një marrëveshje historike sot, e cila na vë themelet për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin tonë”, tha Heappey.
Ndërsa, gjatë kësaj vizite, Mehaj do të takohet me autoritetet më të larta në Drejtorinë e Politikave të Mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor në Mbretërinë e Bashkuar dhe Drejtorinë e Integrimit Euro-Atlantik.
Po ashtu ministri do të vizitojë Qendrën e Luftërave Tokësore, Qendrën e Trajnimit Taktik të Komandës dhe Shtabit, Shkollën e Armëve të Specializuara, Divizionin e Zbulimit dhe Taktikave, Qendrën e Koleksionit të Armëve të Këmbësorisë, ndër të cilat përveç takimeve me autoritetet udhëheqëse do të takoj edhe kadetët dhe oficerët tanë që janë aktualisht duke u trajnuar në këto qendra./Telegrafi.
The UK and Kosovo have agreed a defence cooperation deal, covering key areas like joint training, operational engagement and exchange of best practice. The agreement was signed today by Armed Forces Minister @JSHeappey and Kosovan Defence Minister @armend_mehaj. ?????@UKinKosovo pic.twitter.com/mEuq2JtVz7
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) September 14, 2021