Telegrafi

Kosova dhe Britania e Madhe do të kenë raporte të shkelqyeshme edhe pas Brexit-it

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti të mërkurën, në zyrën e tij të re, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott.

“Në këtë takim, miqësor, ministri Konjufca dhe ambasadori Abbott biseduan edhe për zhvillimet politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
Ministri Konjufca shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve, Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, edhe pas Brexit (largimit të
Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore nga Bashkimi Evropian)”, thuhet në njoftimin për media.

Edhe ambasadori britanik Abbott shprehu gadishmërinë e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar për të vazhduar mbështetjën dhe qëndrimin pranë Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme të saj. /Telegrafi/