Site icon Telegrafi

Kosova dhe Britania e Madhe afër finalizimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar është shumë afër finalizimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë pas BREXIT-it.

Shala përmes një njoftimi në Facebook , tha se kjo marrëveshje do të lehtësoj tregtinë dhe do të shërbej në thellimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.

Shkrimi i plotë i ministrit Shala

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar shumë afër finalizimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë pas BREXIT-it atje.

Sot pata nderin të pres kryenegociatorin e ekipit të Britanisë së Madhe për marrëveshje me Republikën e Kosovës z. Neil Floyd dhe u dakorduam që gjatë këtij viti ta finalizojmë këtë marrëveshje.

Lexo po ashtu Marrëveshja për Tregti të Lirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë hyn në fuqi më 1 shtator

Marrëveshja për Tregti të Lirë në mes Kosovës dhe Britanisë, do të lehtësoj tregtinë dhe do të shërbej në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera në mes të dyja vendeve.

Republika e Kosovës i është mirënjohëse gjithmonë Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën që ka dhënë dhe po vazhdon të japë për zhvillimin e shtetit tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version