Kosova ka debutuar në garat 3×3, ku mori pjesë në kualifikimet e 3×3 në FIBA Europe Cup, që u zhvilluan në Konstanca të Rumanisë.
Dardanët në ndeshjen e parë u ballafaquan me super fuqinë botërore në këtë sport, Slloveninë. Përkundër angazhimit, sllovenët ishin më të mirë dhe shfrytëzuan përvojën e tyre në këtë garë, duke fituar në fund me rezultat 21-8. Arti Hajdari shënoi katër pikë për Kosovën në këtë ndeshje.
Më pas Kosova u takua me Andorrën, ku dominoi totalisht, duke fituar bindshëm 21-6. Kosova ishte më e mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe rezultati ka mundur të jetë edhe më i lartë. Arti Hajdari shënoi tetë pikë në këtë ndeshje, Altin Sahiti gjashtë, Albatrit Berisha katër dhe Arian Mehmeti tri.
Kosova debuton me një fitore dhe një humbje në garat e 3×3
Kosova ka debutuar në garat 3×3, ku mori pjesë në kualifikimet e 3×3 në FIBA Europe Cup, që u zhvilluan në Konstanca të Rumanisë. Kosova pësoi 21:8 nga Sllovenia dhe fitoi 21:6 ndaj Andorrështtps://t.co/XA9fcZP0Zi pic.twitter.com/hVHlcFoKmg
— Kosovo Basketball Federation (@KBF_Official_) June 30, 2019
Kështu Kosova debutoi me një fitore dhe një humbje, duke u renditur e dyta, që është një sukses duke marrë parasysh se ishte hera e parë që merr pjesë në gara të tilla.
Ekipi i Kosovës përbëhej nga Altin Sahiti, Albatrit Berisha, Arti Hajdari dhe Arian Mehmeti, derisa koordinator Agon Fehmiu.
Në ndeshjen e fundit Sllovenia mundi Andorrën 21:8. Sllovenia u rendit e para dhe u kualifikua tutje, Kosova e dyta dhe Andorra e treta.