Përfaqësuesja e Kosovës në Beach Soccer ka pësuar disfatë me rezultatin 10:3 nga Zvicra në ndeshjen miqësore ndërkombëtare të parën të zhvilluar në këtë sport.
Në duelin e zhvilluar në Zurich, Zvicra e cila këtë herë kryesisht përbëhej me lojtarët e shpresave të cilët shpejt pritet të integrohen në ekipin A, u tregua më e mirë se Kosova të cilën në këtë duel e përfaqësuan futbollistët shqiptar që luajnë në klube të ndryshme të Beach Soccerit në këtë shtet.
Kompaktësia e lojtarëve të përfaqësueses helvetike ishte evidente në këtë ballafaqim përballë asaj të Kosovës, futbollistët e së cilës kishin zhvilluar tri stërvitje të përbashkëta para zhvillimit të lojës.
Në tri periudhat nga 12 minuta zviceranët u treguan më të mirë, duke triumfuar 3:1 në periudhën e parë, 5:1 në të dytën dhe 2:1 në atë të tretën.
Golat për Kosovën i shënuan Orhan Spahiu dhe Kujtim Shala (2), ndërsa për Zvicrën realizuan Pablo Iselin (3), Glen Hodel (3), Berli Severin, Kevin Ëandj, Tobi Steinemann dhe Michael Ëoodtli.
“Ju kujtojmë se kjo ishte ndeshja e parë miqësore ndërkombëtare që Kosova e zhvilloi në Beach Soccer, ndërsa ajo u mundësua nga klubi i vetëm shqiptar BSC Illyrian që garon në ligën ‘Suzuki’ e cila njihet si ndër më të fortat në botë në bashkëpunim me FFK-në dhe Federatën e Beach Soccerit të Zvicres, si dhe në mbikqyrje të FIFA-së”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të lojës. /Sporti1/Telegrafi/