Telegrafi

Kosova cakton ekipin për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për Trupën Punuese për rishkikim dhe korrektimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

“Në Trupën Punuese do të jetë Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, dhe, sipas nevojës, do të mbështetët me ekspertizë shtesë në zbatim të detyrave të dhëna”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Vendimi i parë i miratuar në Mbledhjen e sotme të Qeverisë ishte autorizimi për përfaqësimin e Kosovës në Trupën Punuese për rishikimin dhe korrektimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Trupa Punuese emërohet duke u mbështetur në Deklaratën e Përbashkët të dy Presidentëve, të datës 16 shkurt 2018, me të cilën është paraparë themelimi i Trupës së Përbashkët Punuese për rishikim dhe korrektim të vijës kufitare në sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlebit. Në Trupën Punuese do të jetë Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, dhe, sipas nevojës, do të mbështetët me ekspertizë shtesë në zbatim të detyrave të dhëna.