Telegrafi

“Kosova Business Forum”, presidentja Osmani hap diskutimin “Investoni në Gratë: Përshpejto Progresin”

Sot për të tretën ditë me radhë po mbahet “Kosova Business Forum”, ku presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, do të hap diskutimin në temën “Investoni në Gratë: Përshpejto Progresin”.

Në njoftimin e “Kosova Business Forum” thuhet se në një epokë të karakterizuar nga përparime të shpejta në botën e biznesit dhe me ndryshime të vazhdueshme të cilat kërkojnë përshtatje dhe fleksibilitet, nevoja për të pasur një ngjarje në kryeqytetin tonë ku shkëmbehen ide biznesi dhe prezantohen vizione nuk ka qenë kurrë më e madhe.

Lexo po ashtu Nga Stacioni i Autobusëve deri te mbikalimi Arbëria, Rama prezanton projektet për transformimin e kryeqytetit

Ndikimi më efektiv në zhvillimin ekonomik të Kosovës mund të arrihet duke bashkuar, frymëzuar dhe pasuruar ndërmarrësit dhe liderët e biznesit të Kosovës me ide, aftësi dhe mjete për të ndërtuar kompani të reja dhe për të rritur ato ekzistuese në një standard më të lartë në nivel korporatash. /Telegrafi/