Telegrafi

“Kosova Business Forum” – Eventi i biznesit që nuk duhet humbur

Në një epokë të karakterizuar nga përparime të shpejta në botën e biznesit dhe me ndryshime të vazhdueshme të cilat kërkojnë përshtatje dhe fleksibilitet, nevoja për të pasur një ngjarje në kryeqytetin tonë ku shkëmbehen ide biznesi dhe prezantohen vizione nuk ka qenë kurrë më e madhe.

Prandaj, kemi kënaqësinë të prezantojmë Forumin më të madh të biznesit në Kosovë, “Kosova Business Forum”, një platformë kombëtare e përvitshme, ku mirëpriten dhe zhvillohen ide nga të gjithë grupet e interesit.

Nën temen kryesore Prishtina 2030 – Udhëheqja e rrugës drejt një kryeqyteti të së ardhmes” ky Forumi i Biznesit në Kosovë do të jetë një platformë prezantuese për mundësi konkrete investimi, duke demonstruar se si komuniteti i biznesit mund të anagzhohet në mënyrë aktive në realizimin e këtij vizioni.

Nën moton “ Fuqizim i atyre që sjellin ndryshime” / “Empowering Change-makers” , Kosova Business Forum do te bashkojë aktorë të ndryshëm, duke përfshirë liderë biznesi, ekspertë, analistë dhe politikëbërës, me fokus në sfidat dhe mundësitë ekonomike të Kosovës, duke theksuar rolin kryesor të sektorit privat. Ne synojmë të nxisim dialogun transparent, të frymëzojmë ndryshime pozitive dhe të inkurajojmë veprime konkrete për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke treguar konsideratë për të gjithë grupet e interesit. Ky është vetëm viti i parë i një forumi të biznesit që ne synojmë që të bëhet i përvitshëm dhe të jetë eventi ekonomik kryesor kombetar në Kosovë dhe jo vetëm.” – u shpreh Astrit Panxha, Drejtor Ekzekutiv i Kosova Business Forum.

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ngjarje të veçantë dhe të jeni pjesë e diskutimeve drejt një Kosove biznesore. Ky forum do të mbahet nga data 23 deri më 25 janar 2024 në ambientet e Hotel Emerald, organizuar nga AE Consult, në partneritet me Komunen e Prishtinës dhe mbeshtetjen e IFC dhe UN WOMAN.

Për të siguruar pjesëmarrjen tuaj në Forumin e Biznesit të Kosovës, ju lutem klikoni në butonin “Regjistrohu” i disponueshëm në linkun e mëposhtëm: https://kosovabusinessforum.com/register/ për ta kompletuar regjistrimin.