Telegrafi

Kosova braktisë mbledhjen e CEFTA-s

Në takimin e CEFTA-s, merrte pjesë një delegacion i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural , të MTI dhe të Doganave në Kosovë.

Takimi kishte për qëllim rishikimin e politikave tregtare bujqësore, duke përfshirë edhe masat mbrojtëse, subvencionet në eksport si dhe këmbimi i informatave për tregtinë e produkteve bujqësore.

Takimi ishte i nivelit të nën-komitetit për bujqësi dhe masa sanitare e fitosanitare.

Kosova gjatë këtij viti ka patur probleme me CEFTA për shkak se dy vende Serbia dhe Bosnja kanë bllokuar eksportet e vendit tonë për shkak të vulës së Republikës së Kosovës, ndërsa i pranojnë vetëm me ato të UNMIK-ut.

Ministri malazez Branimir Gvozdenoviç, në cilësinë e kryesuesit të sekretarit të CEFTA-s, pati deklaruar dhe më herët se Kosova në këtë asociacion nuk mund të prezantohet pa UNMIK-un dhe nuk ka arsye që të debatohet për bllokadën e mallrave kosovare nga Serbi e Bosnja.

Marrveshja CEFTA është nënshkruar dhe pranuar nga të gjitha vendet e Europës Juglindore dhe parashef shkëmbimin e mallrave pa norma doganore. Ajo ka zëvendësuar marrveshjet biletarale për tregëti të lirë që kanë ekzistuar mes këtyre shteteve. /telegrafi/