Telegrafi

Kosova bëhet me mekanizëm që mbikëqyr tregun

Nën kryesimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, është inauguruar sot Trupa Koordinuese për mbikëqyrjen e tregut, që është i një rëndësie të madhe për produkte të sigurta në treg.

Kjo Trupë garanton edhe konkurrueshmërinë për lëvizje të lirë të mallrave ashtu siç kërkojnë rregullat dhe parimet e tregut të BE-së në të cilin Kosova ka filluar integrimin e plotë përmes Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Kështu ta këshilltari i ministres së MTI, Lulzim Krasniqi.

Kryeinspektori i tregut në MTI, Lulëzim Syla, tha se forcimi i bashkëpunimit përmes themelimit të Trupit Kordinues është i rëndësishëm për mbikëqyrjen e tregut për produktet jo-ushqimore.

Për të arritur qëllimet e mbikëqyrjes, Trupa Koordinuese duhet vazhdimisht të analizojë aktivitetet e kryera nga autoritetet e mbikëqyrjes së tregut dhe masat e ndërmarra në mbikëqyrjen e tregut të produkteve dhe ndikimin e tyre.

Kjo është mbledhja e parë e kësaj Trupe nën kryesimin e MTI-së. /Telegrafi/