Site icon Telegrafi

​Kosova i bashkëngjitet thirrjes botërore të veprimit për fuqizim ekonomik të grave

Foto: Ilustrim

Kosova i bashkëngjitet thirrjes botërore të veprimit për fuqizim ekonomik të grave, që është një nismë e Shteteve të Bashkuara, në përkrahje të avansimit të pjesëmarrjes së plotë dhe të lirë të grave në ekonomi.

Sipas njoftimit, ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka nënshkruar deklaratën zyrtare të kësaj thirrje, duke iu bashkuar homologëve nga shumë shtete të botës për të riafirmuar rolin e rëndësishëm që kanë gratë për përparim shoqëror dhe zhvillim ekonomik.

“Përmes deklaratës nënvizohet fuqishëm rëndësia që ka mënjanimi i barrierave për pjesëmarrje të plotë dhe të lirë të grave në ekonomi si dhe afirmohet roli i Republikës së Kosovës në ndërtimin e konsensusit ndërkombëtar në avansimin e fuqizimit ekonomik të grave. Përmes përkrahjes dhe bashkëngjitjes në këtë thirrje, Republika e Kosovës merr përsipër që të identifikojë dhe zhvillojë plane të brendshme për të avansuar me reforma ligjore, rregullative dhe në nivel të politikbërjes në fushat kryesore të cilat nxisin pjesëmarrjen e plotë dhe të lirë të grave në ekonomi, sigurimin e të drejtave pronësore dhe nxitjen e mundësive për të punuar në të njëjtat punë dhe sektorë sikurse dhe burrat”, thuhet në komunikatën e MPJD-së. /Telegrafi/

Exit mobile version