Site icon Telegrafi

Shënohen katër gola, Kosova barazon në miqësoren ndaj Armenisë në “Fadil Vokrri”

Kosova ka barazuar ndaj Armenisë, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në “Fadil Vokrri”  me rezultat 2-2.

Alian Giresse për këto dy ndeshjet miqësore të nëntorit ka zgjedhur lojtarë të rinj dhe me potencial për ekipin A të Kosovës, gjë që edhe formacioni startues ishte me lojtarë të tillë.

Goli që e vendosi pjesën e parë erdhi në minutën e 24-të, u shënua nga Zhirayr Shaghoyan.

Armeni mori një top në afërsi të zonës dhe shënoi në portën e Visar Bekajt për 1-0.

Kosova tentoi të rrezikojë sidomos nga krahu i djathtë, por që nuk ishte edhe aq e rrezikshme.

Në pjesën e dytë Kosova shtoi presionin drejt portës armene dhe për rezultat erdhi edhe barazimi.

Në minutën e 66-të Kosova fitoi penallti, pas një ndërhyrje në zonë.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Lirim Kastrati që shënoi për 1-1.

 

Por armenët që kishin një skuadër dukshëm më me përvojë arritën të kthehen në epërsi në minutën e 82-të me Kamo Hovhannisyan.

 

Por djelmoshat tanë nuk u dorëzuan dhe arritën barazimin në minutën e 93-të me Donat Reudhanin i cili afrohet bukur afër zonës, gjuan dhe fal një devijimi të vogël topi shkon në rrjetë për 2-2.

 

Një test i mirë për djelmoshat tanë të rinj që në të ardhmen synojnë në vend në ekipin A të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version