Përfaqësuesja e Kosovës ka gjetur golin e barazimit në ndeshjen miqësore ndaj Letonisë.
Është sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi, i cili ka shënuar një gol të bukur me kokë për 2-2.
Goli i Muriqit erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë.
Ky gol u shënua pas një harkimi të saktë nga këndi i Besar Halimit. /Telegrafi/