Kosovare Asllani ka vazhduar shkëlqimin në Serie A të femrave me fanellën e AC Milan.
Futbollistja me prejardhje nga Kosova ka shënuar dy gola në fitoren e madhe të Milanit ndaj Juventusit me rezultat 4-3.
Goli i parë për reprezentuesen e Suedisë erdhi në minutën e 24-të, kur doli përballë portieres mysafire dhe me një qetësi të mirë shënoi për 1-0.
Vetëm 80 sekondave që shënoi golin e parë, Asllani shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e mysafireve dhe gjeti golin e dytë personal për të shënuar një tjetër gol.
Milan në fund fitoi spektaklin e shtatë golave me rezultat 4-3, për të shkuar në kuotën e 12 pikëve në kampionat dhe mbanë vendin e pestë, katër pikë më pak se lideri Inter.
Me dy golat e shënuar ndaj Juventusit, Asllani shkon në kuotën e gjashtë golave në kampionat, ku mbanë vendin e tretë në renditje pasi dy futbollistet e para kanë nga një gol më shumë. /Telegrafi/