Site icon Telegrafi

Kosova arrin në Doha të Katarit, nesër stërvitja e parë nën drejtimin e Bernard Challandes

Ekspedita e Kosovës ka arritur në Doha të Katarit dhe është akomoduar në hotelin “The Westin”.

16 futbollistët që kanë udhëtuar nga Shkupi në Doha me pjesën tjetër të stafit, janë pritur në hotel nga përzgjedhësi Bernard Challandes dhe futbollistët e tjerë që kishin ardhur nga vendet evropiane.

Ndërkohë, menjëherë pas darkës përzgjedhësi Challandes e ka mbajtur një takim me futbollistë.

Atyre ua ka shpjeguar rëndësinë e të qenit pjesë e Kombëtares, si dhe ua ka bërë të ditur agjendën e këtij grumbullimi.

Stërvitjen e parë Dardanët do ta zhvillojnë nesër, derisa ndeshja miqësore kundër Suedisë do të luhet më 12 janar.

Exit mobile version