Telegrafi

Kosova arrin në Batumi të Gjeorgjisë, sot zhvillon stërvitjen e fundit

Foto: FFK

Kosova ka arritur në Batumi, pas një udhëtimi komod me “charter” nga aeroporti “Adem Jashari”.

Dardanët sot në orën 17:00 sipas kohës në Kosovë do të zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin “Batumi Arena”.

Kosova të enjten do të përballen me Gjeorgjinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Në këtë ndeshje do të mungojnë Milot Rashica i cili nuk është lejuar të udhëtojë për në Gjeorgji nga klubi i tij Norëich City, si dhe Lirim Kastrati i cili ka udhëtuar për në Poloni për të kompletuar transferimin te Legia.

Ndeshja ndaj Gjeorgjisë zhvillohet të enjte nga ora 18:00. /Telegrafi/