Site icon Telegrafi

Kosova arrin në Angli para përballjes me ‘Tre Luanët’

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur në Angli para përballjes së nesërme me ‘Tre Luanët’ në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

‘Dardanët’ do të përballen me anglezët në kuadër të Grupit A nga ora 20:45 në stadiumin ‘St. Mary’s Stadium’ të Southmaptonit.

Lojtarët e Kosovës tashmë kanë arritur në Angli, pasi sot në mesditë ishin nisur nga aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’.

Kosova (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përfaqësuesja e jonë do të përballet me anglezët pas fitores 2-1 ndaj Republikës Çeke në ‘Fadil Vokrri’ e që janë të motivuar po ashtu edhe nga 15 ndeshje pa pësuar humbje.

Lexo po ashtu Gjermani Zwayer do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen në mes të Anglisë dhe Kosovës

Anglia është lider i Grupit A me nëntë pikë, Kosova me tetë, çekët me gjashtë, Mali i Zi dhe Bullgaria me nga dy sosh.

Kujtojmë se sot nga ora 20:45 Anglia U21 të përballet me Kosovën U21 në stadiumin ‘KCOM Stadium’ të Hull Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version