Telegrafi

Kosova-Arabia Saudite me marrëdhënie diplomatike

Dokumentin e Protokollit mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite e nënshkruan, në emër të Republikës së Kosovës i ngarkuari me punë Avni Spahiu, i autorizuar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe në emër të Qeverisë së Arabisë Saudite, Khalid A. Al-Nafisee, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Misionit të Përhershëm të Arabisë Saudite në Kombet e Bashkuara.

Me këtë rast, siç theksohet në një komunikatë të MPJ-së, ambasadori Al-Nafisee theksoi që është optimist që pas njohjes nga Arabia Saudite do të pasojnë edhe një numër i konsiderueshëm i njohjeve nga rajoni, dhe për këtë Arabia Saudite është një aleat.

Nga e tij Spahiu e falënderoi në emër të Qeverisë së Kosovës ambasadorin Al-Nafisee dhe Qeverinë e Arabisë Saudite dhe e theksoi rëndësinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve që do të hap rrugën e bashkëpunimit më të madh në mes të dy vendeve, si dhe Kosova do të jetë prezent në këtë regjion.

Përveç dokumentit të Protokollit me këtë rast gjithashtu u nënshkrua edhe një komunikatë e përbashkët. /Telegrafi/