Kosova tashmë është anëtarja më e re e Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit, gjë që ia bënë edhe më të lehtë rrugën drejt integrimit të saj të plotë në sistemin ndërkombëtar.
Lajmin për këtë sukses të Kosovës e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, nëpërmjet postimeve në Twitter.
Hoxhaj ka thënë se Kosova i është falënderuese të gjitha vendeve që kanë mbështetur kandidaturën e saj për anëtarësim në GJPA, dhe ka lavdëruar punën e ambasadores Vjosa Dobruna. /Telegrafi/