Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi, e ka bërë të ditur lajmin se Kosova është bërë anëtare e Burosë Ndërkombëtare të Ekspozitave.
Ai në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se kjo organizatë është ndër më të vjetrat në botë.
“Aplikimi është bërë vitin e kaluar, por tani kemi marrë edhe njoftimin e anëtarësimit si shteti i 170-të anëtar i BIE. Anëtarësimi hap dyert pjesëmarrjes sonë në ekspozitat botërore EXPO si dhe në panairet e tjera të rëndësishme nëpër botë. Mundësi e shkëlqyeshme për bizneset kosovare”, ka shkruar Thaçi./Telegrafi/