Site icon Telegrafi

Kosova me ambasador të ri në Shqipëri, Skënder Durmishi ia dorëzon letrat kredenciale presidentit Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim ambasadorin e ri të Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishi me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.

Referuar njoftimit zyrtar, Meta i ka siguruar Durmishit mbështetje në përmbushjen e misionit të tij në Shqipëri.

“Mirëprita sot në një takim të ngrohtë, ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës, SH. T. Z. Skënder Durmishi me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale. E sigurova për mbështetje të plotë në përmbushjen me sukses të misionit diplomatik dhe shpreha besimin se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës”, ka shkruar Meta.

Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë në në fushën politike, kulturore, ekonomike dhe tregtare.

“Të dy vendet tona duhet të bashkëpunojnë edhe më ngushtësisht në lehtësimin e çdo pengese burokratike që ekziston në fushën politike, kulturore, ekonomike, tregtare dhe në të gjitha sferat e tjera të jetës, në dobi të qytetarëve tanë, si dhe në interes të përshpejtimit të proceseve integruese evropiane”, përfundon ai. /Telegrafi/

Exit mobile version