Telegrafi

Kosova, 65-70 % e popullsisë në sistemin publik të furnizimit me ujë

Në fjalën e tij ministri Yagcilar tha se në Kosovë, pas përfundimit të luftës në qershor të vitit 1999, u krijua një realitet i ri politik, ekonomik dhe social i cili diktojë nevojën për transformim, reformim dhe zhvillim në sektorin e ujërave e sidomos në shfrytëzimin racional të ujërave, mbrojtjen e ujërave, mbrojtjen nga veprimet e dëmshme të ujërave, si dhe në sistemet e mëdha për furnizim me ujë të pijshëm.

Duke folur për infrastrukturën ligjore, ministri Yagcilar tha se, është nxjerr Ligji për Ujërat e Kosovës në vitin 2004, me të cilin rregullohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me resurset ujore në Kosovë. Është nxjerr Ligji për Ndërmarrjet Publike, me të cilin rregullohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me veprimtarin e ndërmarrjeve publike.

“Republika e Kosovës, është një vend me sipërfaqe të përgjithshme prej 10.887 km2, ndahet në 33 njësi administrative komunale. Sipërfaqja ujëmbledhëse e Kosovës është 11.625 km². Sipas vlerësimeve të bëra nga OSBE, në vitin 2000, në Kosovë jetojnë rreth 2.4 milion banorë. Përfshirja e popullsisë në sistemin publik të furnizimit me ujë është 65 deri 70 %. Sasia më e madhe e ujit shkon për furnizimin e popullsisë me ujë të pijshëm, sektorin e bujqësisë dhe industrisë, derisa në sistemin e kanalizimit rreth 30%”, tha ministri Yagcilar.

Në fund të fjalës së tij, ministri Yagcilar paraqiti objektivat strategjike të MMPH-së, në fushën e ujërave. /Telegrafi/