Telegrafi

Kosova me 335 raste aktive me COVID-19 dhe rreziku nga varianti Omicron

Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive është 335, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 763.

Në takimin e fundit të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19, u konstatua se situata me pandeminë në vendet në rajon, Evropë dhe më gjerë është përkeqësuar javët e fundit dhe, përkundër që në Kosovë numri i rasteve të COVID-19 është i vogël në javët e fundit, situata është jostabile, në veçanti duke pasur parasysh faktin se ka dy variante në qarkullim (varianti Delta që është akoma dominues dhe varianti Delta Plus), ndërkohë që informatat e para flasin që varianti tjetër i SARS –COV-2, Omicron, karakterizohet me shumë mutacione, përhapje të shpejtë dhe nuk ka shumë informata rreth rezistencës së tij ndaj vaksinave.

Ndërkohë, që vendet evropiane kanë vendosur masa të reja në parandalimin e varianti tjetër i SARS –COV-2, Omicron, i cili është 500 herë më shpërndarës se Delta.

Duke pasuar parasysh situatën epidemiologjike lidhur me COVID-19, variantet në qarkullim dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës, Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19 ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të rishqyrtohen masat në fuqi dhe do të marren masa të tjera, sipas nevojës dhe zhvillimeve lidhur me COVID-19./kp/