Ministri Memli Krasniqi ka bërë të ditur se mbështetja institucionale për Majlindën nuk do të mungojë . “Sukseset e Majlindës na kanë lehtësuar shumë punën për të lobuar. Tregimi për Majlindën ishte kyç për inicimin e kësaj çështjeje në Parlamentin Evropian nga raportuesja Ulrike Lunacek”, ka thënë Krasniqi duke potencuar se sporti dhe sportistët do ta kenë përkrahjen e ministrisë që ai e drejton.
Majlinda ishte shumë mirënjohëse për këtë ndihmë dhe për mbështetjen institucionale në rrugëtimin e saj. Përzgjedhësi Driton Kuka ka bërë të ditur se me 23-25 maj në Quebec të Kanadasë do të vendoset se nën flamurin olimpik, kombëtar ose shtetëror Majlinda do të marrë pjesë në LO Londra 2012. /Telegrafi/