Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposht Republikën e Çekisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 2-1 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Të parët ishin mysafirët që kaluan në epërsi në minutën e 16-të me anë të Patrik Schick, pas asistimit që pranoi nga Jakub Jankto.
Por, epërsia e çekëve zgjati vetëm katër minuta, me Vedat Muriqin (20’) që i barazoi shifrat në 1-1, me një aksioni të filluar nga Bersant Celina, derisa Elbasan Rashani asistoi te goli.
Pjesa e parë përfundoi me një lojë të hapur dhe të baraspeshuar nga të dyja përfaqësueset, ndërsa e dyta ishte e rezervuar e gjitha për ‘Dardanët’.
Në minutën e 66-të u krijua një skemë për t’u lavdëruar dhe Kosova kaloi në epërsi. Valon Berisha asistoi te Mërgim Vojvoda, i cili realizoi me të majtën.
Çekët e kishin posedimin e topit, mirëpo Përfaqësuesja jonë i kishte rastet për gol, ku dy prej ty i konkretizuan mjaftë mirë për t’i marrë tri pikë në kuadër të Grupit A.
Padyshim edhe Arijanet Muriqi i kishte merita të mëdha, që bëri disa pritje vendimtare në fund.
Pas tri ditësh, ‘Dardanët’ do të takohen me Anglinë në ‘St Mary’s Stadium’ të Southamptonit, e që do të jetë një përballje e vështirë për tanët.
Kosova me këtë fitore është lider i Grupit A me tetë pikë, Anglia që sonte do të përballet me Bullgarinë me gjashtë, aq sa ka edhe Republika e Çekisë, derisa Mali i Zi dhe bullgarët kanë nga dy. /Telegrafi/