Kosova dhe Madagaskari kanë barazuar pa gola (0-0) gjatë 45 minutave të parë.
Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Madagaskarit nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës në takimin miqësor që po zhvillohet në Paris të Francës.
45 minutat e parë u përshkuan me pak raste shënimi, lojë të dobët, një gol i anuluar dhe një penallti e humbur.
Mundësitë më të mira për shënim, i pati kombëtarja e Madagaskarit.
Rasti më i mirë i tyre ishte një penallti në minutën e 35-të goditje e cila qëlloi vetëm shtyllën pingule.
Në anën tjetër Kosova arriti të gjej golin me anë të Vedat Muriqit, por goli u anulua për pozitë jashtë loje. /Telegrafi/