Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të zhvilloj ndeshjen tejet të rëndësishme përballë Azerbejxhanit.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet e kampionatit evropian U21 dhe do të zhvillohet në stadiumin ‘Adem Jashari’ nga ora 19:00.
Në ndeshjen e zhvilluar në Azerbajxhan, dy Përfaqësueset kishin luajtur baras 0-0.
Por ndryshe pritet të jetë në ‘Adem Jashari’, pasi Kosova llogaritet favorite për ta fituar ndeshjen.
E përzgjedhësi Rafet Prekazi ka vendosur të startoj me treshen e frikshme në fazën e sulmit, Valmir Sylejmanin e Hannoverit, Mirlind Dakun e Llapit dhe Florent Hasanin e DKTV-së.
Ndërkohë në bankën rezervë ka mbetur ylli dhe kapiteni i Lirisë, Meriton Korenica që pritet të startojë në pjesën e dytë.
Formacionet zyrtare:
Kosova U21: Bekaj, Kabashi, Kolgeci, Ismajli, Mema, Feka, Broja, Krasniqi, Daku, Hasani, Sulejmani.
Azerbajxhan U21: Ibrahimov, Tashgin, Amirli, Mustafazade, Sarkarov, Aliyev, Shahverdiyev, Sheydaev, Madatov, Muradbayli, Hajiyev. /Telegrafi/