Telegrafi

Kosnett shpreh ngushëllime për vdekjen e regjisores Kraja

Dje (e mërkurë), në Prishtinë ka vdekur regjisorja e njohur kosovare, Arzana Kraja.

Në mesin e shumë personazheve publike, ngushëllime për regjisoren Kraja ka shprehur edhe Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett.

“Një talente e madhe na ka lënë para kohe. I pikëlluar me vdekjen e Arzana Krajës. Në emrin tim, të Alison dhe të Ambasadës së SHBA-së, shprehim ngushëllimet për familjen, miqtë dhe komunitetin artistik në Kosovë”, ka shkruar Kosnett në statusin e tij të publikuar në Twitter.

Ndërkohë, Arzanës do t’i jepet sot lamtumira e fundit në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

Lexo po ashtu Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ngushëllon Mehmet Krajën për humbjen e të bijës

E ndjera që është edhe vajza e akademikut Mehmet Kraja, pas vetës ka lënë në krijimtari të bujshme artistike. Ajo ishte regjisore e filmave të metrazhit të shkurtër: “Shkurta” dhe atij të gjatë “Fusha e mëllenjave”.

37 vjeçarja po ashtu ishte edhe producente e serialit të njohur kosovar “Kafeneja Jonë”. /Telegrafi/