Telegrafi

Kosnett përkujton Mikullovcin: Arti dhe humori i tij ka ngritur lart moralin e Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka përkujtuar aktorin kosovar Adem Mikullovci, i cili vdiq dje.

Kosnett ka shkruar në Twitter se i bashkohen gjithë Kosovës në përkujtimin e jetës së aktorit Adem Mikullovci, duke thënë se kontributi i tij për kulturën dhe pavarësinë e Kosovës do të lë një një trashëgimi që do të zgjasë.

“Ne i bashkohemi gjithë Kosovës në dhimbjen për humbjen dhe përkujtimin e jetës së aktorit, komedianit, politikanit Adem Mikullovci. Në kohë të vështira, arti dhe humori i tij ka ngritu lart moralin e Kosovës. Kontributet e tij për kulturën e Kosovës, pavarësinë dhe karakterin do të lë një trashëgimi që do të zgjasë”, ka shkruar Kosnett.

Adem Mikullovci vdiq dje në moshën 81-vjeçare. Gjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike.

Gjithashtu ka qenë delegat i Kuvendit, i cili shpalli deklaratën Kushtetuese dhe të Pavarësisë nga viti 1990-1992, si dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar. /Telegrafi/