Kompania lider në distribuimin dhe shitjen e produkteve ushqimore në Kosovë, Kosmonte Foods, i është bashkuar fushatës së korrje-shirjeve në vendin tonë.
Pak ditë më parë edhe zyrtarisht ishte hapur fushata e korrje-shirjeve në mbarë Kosovën, ku po rrumbullakësohet edhe një vit i ri me rendiment të kënaqshëm.
Janë rreth 4 hektarë të grurit të korur dhe nga i cili do të prodhohet mielli i cilësisë së lartë.
Nga kompania Kosmonte Foods thonë se kjo është një simbolikë e veçantë.
“Bukë nga toka e Kosovës, kjo është një simbolikë e veçantë prej të cilit do të prodhohet mielli. Mielli do të përdoret si ushqim për punonjësit që janë pjesë e Kosmonte Foods”, shkruan në një video të publikuar nga kjo kompani.
“Përkushtimi për të kontribuar për vendin është një atribut që rrjedh nga dita e parë e veprimtarisë së vet pronarit, Lulzim Begaj”, thuhet më tej në këtë video të publikuar.
Si një nga kompanitë më të mëdha në vend, është i mirë se ardhur fakti se punonjësit që janë pjesë e Kosmonte Foods do të ushqehen me bukën nga toka e Kosovës./Telegrafi/