E si për koincidencë kompania e ka emrin “Kosmet Put” (Rruga e Kosovës). Të premten në oborrin e ndërtesës pas disa ditë gërmimesh janë gjetur eshtra dhe rroba të viktimave të vrara në Kosovë e të dërguar në Serbi. Njoftimi është konfirmuar edhe nga EULEX-i por edhe nga Komisioni Qeveritar për persona të zhdukur në Kosovë.
Arsim Gërxhaliu i cili gjendet duke punuar në Rashkë, tha se pas punës së vazhdueshme të gërmimit, të premten rreth orës 12:20, në afërsi të një objekti janë gjetur eshtra dhe rroba të viktimave të vrara në luftë.
Sipas Gërxhaliut, gërmimet do të vazhdojnë ende në këtë lokacion, ndërkohë pritet që të rrëzohet edhe një objekt nën themelet e të cilit dyshohet që ka ende mbetje të trupave të viktimave. /Trubuna/