Telegrafi

Kositja fatale e barit pranë koshereve, amerikani nuk e dinte që në pronë i ka mbi 60 mijë insekte të rrezikshme – humb jetën nga pickimi i tyre

Gruaja e burrit që humbi jetën kur u sulmua nga bletët në Teksas, e ka përshkruar se si “tufa vrasëse” ia mbuluan kokën dhe shpinën partnerit të saj.

Thomas Hicks, 70-vjeç, ndërroi jetë pasi qindra bletë e sulmuan derisa po kosiste barin, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e pickimeve të shumta, Hicks ka pësuar sulm në zemër – e bletët besohet se i kishte shqetësuar shumë zhurma e kositëses së barit.

Gruaja e tij pretendon se ai i kishte premtuar se nuk do t’i afrohet pjesës së pasme të oborrit, pasi atje kishte pasur shumë bletë. Megjithatë kur ajo u kthye në shtëpi e gjeti burrin e mbuluar nga bletët.

“Mendoj që as shpina nuk i shihej, e tërë kokën e kishte të mbuluar me bletë”, ka shtuar ajo.

Pasi u telefonua policia dhe zjarrfikësit – me ta u shfaq edhe bletari Joel Venekamp, i cili konfirmoi se kishte hasur në disa koshere me më shumë se 60 mijë bletë në pronën e të ndjerit. /Telegrafi/