Site icon Telegrafi

KOSID: Kosova e Re, do ta dëmtojë Kosovën

Për gjatë dhjete vjetëve të fundit të diskutimit për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e re” dhe mbas shpenzimit të milionave mjeteve publike në studime të ndryshme të bëra këto prej Qeverisë së Kosovës, sërish kjo Qeveri nuk është në gjendje të tregoj faktet bazike për modelin e ndërtimit të këtij termocentrali të ri.

Këto ishin konstatimet që nxjerrën sot përmes një konference për medie Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID). Ata, thanë se kjo Qeveri ka mungesë të theksueshme të kapaciteteve për planifikim dhe për profesionalizëm në procesin e dizajnimit të këtij projekti.

Drejtori i Institutit për Ekonomi-energji dhe analiza financiare në ShBA, Tom Sanzillo tha se mos profesionalizimin dhe mos transparenca e Qeverisë e bënë të qartë edhe fakti se 4 herë është ndryshuar modeli i dizajnimit të TC “Kosova e re” dhe pakoja tenderuese.

Ai tha se me këtë projekt do të ketë një impakt negativ të madh dhe do të stresoj në maksimum sistemin bankar dhe buxhetin e Kosovës.

“Ne besojmë se Kosova do të përballet me një numër të madh rrisqeve financiare si shkak i ndërtimit të këtij TC të ri dhe do të afektojnë në ekonominë e Kosovës. Ky termocentral do të ketë impakt të jashtëzakonshëm në përgjithësi në ekonominë e Kosovës. Do të ketë një impakt negativ të madh dhe do të stresoj në maksimum sistemin bankar, buxhetin e Kosovës dhe menaxhimin e sistemit në sektorin energjetik”, tha Sanzillo.

Sanzillo tha se Qeveria nuk ka demonstruar kompetenca apo autoritet profesional të nevojshme për të vazhduar me implementimin e këtij projekti. “Contour Global” sipas ti si i vetmi ofertues në këtë projekt është një rrezik i jashtëzakonshëm të zhvillohet me vetëm një ofertues.

“Në gjykimin tonë profesional, Qeveria e Kosovës është e pa përgatitur për të siguruar ose për real izuar përfitimet publike për qytetarët Kosovës, që do të vije kjo si rezultat i marrëveshjes me “Contor Global, që është kompania e vetme private e cila është përzgjedhë për ndërtimin e këtij projekti. Qeveria nuk ka demonstruar kompetenca apo autoritet profesional të nevojshme për të vazhduar me implementimin e këtij projekti. “Contour Global” si i vetmi ofertues në këtë projekt për ne është një rrezik i jashtëzakonshëm që të zhvillohet një projekt i tillë me vetëm një ofertues”, tha Sanzillo.

Koordinatori i KOSID-it, Visar Azemi tha se ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”, do të dëmtojë familjet në secilin grup të të ardhurave dhe do të gjymtojë ekonominë e Kosovës, edhe ashtu të brishtë.

Sipas tij marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë “Contour Global”, nuk është e qëndrueshme pasi ka pasur vetëm një ofertues. Ai tha se do të ketë ngritje të çmimit të energjisë 50 % nëse vazhdohet më këtë kompani.

“Kemi ardhur në përfundim që kostoja reale e këtij termocentrali me këtë kapacitet do të ishte 1.35 miliardë euro dhe jo siç është dhënë me 1 miliardë euro ,mirëpo se ka edhe kosto të tjera të cilat janë shtuar. Nga këto 1.35 miliardë euro, nëse 70 për qind do të jenë kredi atëherë i bie se kredia do të ishte 900 e 45 milionë euro dhe 7.5 normë e interesit të asaj kredie shihet se është 88 milionë euro që do t’i shtohet këtij TC. Pastaj kemi edhe pjesën tjetër të ekuitetit të kompanisë e cila ka kërkuar 21.5 për qind kthim të investimeve dhe është pjesa tjetër e subvencioneve të kredive ku në total është dhënë një shifër 4.2 miliardë euro që është katër fish më shumë se shifrat të cilat i kemi dëgjuar”, tha Azemi.

Kurse, sa i përket punësimit Azemi ka thënë se nuk do të arrihet të punësohen 10 mijë persona, por rreth 500 punonjës për punë të vrazhda. Ai tha se kompania do t’i sjell punonjësit për TC Kosova e re nga jashtë meqë ka një teknologji të re. /Telegrafi/

Exit mobile version