Laurent Koscielny ka pranuar të qëndrojë larg nga skuadra e parë e Arsenalit pasi kërkon sida të reja në karrierë.
ESPN shkruan sot se mbrojtësi francez i ka thënë Unai Emeryt se do të stërvitet me ekipin e të rinjve të londinezëve derisa të gjej një angazhim të ri.
Mbrojtësi qendror francez refuzoi të udhëtojë me Gunners në turneun e para sezonit të Amerikës, duke i treguar klubit se dëshiron të largohej.
Një mori ekipesh të Ligue 1 kanë shprehur interes për futbollistin 33-vjeçar, i cili pritet që deri në fund të afatit kalimtar të verës që të gjej klub të ri.
Megjithatë raportohet se për lojtarin Gunners po kërkojnë shuma të majme të parave për ta lënë të lirë që të largohet.
Ndryshe, Laurent deri më tani ka pasur 255 paraqitje për Arsenalin dhe ka shënuar 22 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/