Arsenali ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare se mbrojtësi Laurent Koscielny ka refuzuar të udhëtoj me klubin në përgatitjet para-sezonale në SHBA.
Klubi londinez është ndarë i habitur me veprimin e fundit të kapitenit të tyre, Laurent Koscielny.
Francezi ka refuzuar udhëtimin me klubin në SHBA dhe këtë e ka njoftuar vet Arsenali me anë të faqeve zyrtare.
“Laurent Koscielny ka refuzuar të udhëtojë në SHBA për turneun tonë para-sezonal”.
“Jemi shumë të zhgënjyer nga veprimet e Laurent, të cilat janë kundër udhëzimeve tona”.
Club statement on Laurent Koscielny
— Arsenal (@Arsenal) July 11, 2019
“Shpresojmë ta zgjidhim këtë çështje dhe nuk do të japim asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.
Arsyeja e këtij veprimi të francezit nuk dihet saktësisht, por thuhet se është i interesuar të largohet këtë verë nga Emirates. /Telegrafi/