Telegrafi

Koscielny: Jam i lumtur te Arsenali

Koscielny besohet se ka tërhequr interesimin e Barcelonës dhe Bayern Munichut, pas një pjese të dytë të sezonit me klubin londinez ku ai ka shkëlqyer. Por, francezi mohon të ketë prioritet largimin.

“Unë kurrë nuk kam thënë se dua të largohem. Unë ndihem mirë te Arsenali. Jam në dijeni se jam në një klub të madh dhe se kam kontratë për katër vjet të tjera. Unë e di se ka fjalë për Barcelonën dhe Bayernin, por njerëzit i bëjnë gjykimet e veta”.

“Faktet janë të thjeshta, unë kam kontratë te një klub ku jam shumë i lumtur. Ne të gjithë e dimë se si ndryshojnë situatat në futboll, por e përsëris se unë nuk jam ai që i bën spekulimet. Unë e jetoj momemtin, unë luaj aq mirë sa kam mundësi. Dua të fitoj trofe me Arsenalin”, është shprehur Koscielny. /Telegrafi/