Mbrojtësi francez, Laurent Koscielny është duke kaluar nëpër një formë të mirë tek Arsenali.
Kësisoj skuadra angleze është duke i përgatitur një kontratë të re kapitenit të saj.
Kontrata e re e Koscielnyt me Arsenalin pritet të jetë deri në muajin qershor të vitit 2020.
Kësisoj 31-vjeçari ka paralajmëruar mbylljen e karrierës në Londër.
“Unë jam falënderues trajnerit Arsene Wenger dhe Arsenalit për gjithë jetën”.
“Falë këtij klubi un jam i rregullt në Kombëtaren e Francës dhe kjo më bënë të lumtur”.
“Do të doja ta mbyllja karrierën në Arsenal nëse është e mundur, por nëse jo atëherë do të luaj në vitin e fundit për ish-klubin tim Lorient. Gjithsesi un do të vazhdoi të jetoj në Londër”, ka deklaruar Koscielny. /Telegrafi/