Laurent Koscielny ka zbuluar se ai dëshiron të shohë Arsene Wenger duke e zgjatur qëndrimin e tij në Arsenal, pasi mendon se lojtarët ende duhet të përgjigjen për metodat dhe mesazhin e tij.
E ardhmja e Wenger te Arsenali ka qenë e paqartë në javët e fundit pas humbjeve nga Chelsea dhe Bayern Munich, të cilat në fakt i larguan Topçinjtë nga gara e Ligës Premier Ligës së Kampionëve, respektivisht.
Kontrata e 67-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe ka pasiguri ende nëse trajneri francez do të angazhoj veten në një zgjatje dy-vjeçare të kontratës.
“Mendoj se skuadra është ende e hapur ndaj mesazhit të Arsene Wenger”, ka thënë fillimisht Koscielny për RMC.
“Menaxheri është për të përgatitur lojtarët fizikisht, taktikisht dhe për të sjellë organizimin në fushë”.
“Përveç kësaj, tani i takon lojtarëve për të bërë atë që është e nevojshme në fushë për të fituar ndeshjet”, transmeton Telegrafi.
“Unë dua që ai të zgjasë kontratën. Kam punuar nën drejtimin e tij për shtatë vjet, ai është dikush që e respektoj jashtëzakonisht shumë”, përfundoi mbrojtësi francez.
Koscielny ka luajtur në të gjitha ndeshjet këtë sezon me Arsenalin, përveç njërës në ligë, dhe shpesh ka qenë si kapiten i skuadrës nga Liga Premier, që kur Per Mertesacker është jashtë fushave. /Telegrafi/